Aktivitete

Konferenca e VII-të Mbarëkombëtare "Së bashku për farmaceutikën!"

Më datë 12 Dhjetor 2024, organizuam konferencën e dytë të UBF:  “PharmaHorizon 2025” me temën “Rikonceptim i Kujdesit Shëndetësor – Vizion për një Shqipëri më të Shëndetshme”

Konferenca u hap nga kryetari i shoqatës UBF, Z. Dorian Sadiku, ku në fjalën e tij renditi disa nga shqetësimet e sektorit, duke pasur në fokus disponibilitetin e barnave në shërbim të pacientit.

E para ka të bëjë me respektimin e afateve kohore. Ato janë jetike për planifikimin e bizneseve dhe për sigurimin e disponueshmërisë së barnave. Respektimi i tyre nuk është luks, por domosdoshmëri jetike.

Ai evidentoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të sistemit të prokurimit të barnave, pasi nuk janë mallra të zakonshme e nuk duhen konsideruar të tilla.

Së treti, Z. Sadiku theksoi nevojën e një politike të qëndrueshme të çmimeve, për të mbuluar nevojat e pacientëve dhe më tej për të investuar në trajtime inovatore.

Konferencën e përshëndetën, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  Znj.Albana Koçiu dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Znj.Delina Ibrahimaj, të cilat treguan mbështetje ndaj përfaqësuesve të farmaceutikës dhe shqetësimeve të tyre.

“Sëmundja nuk duhet politizuar, ne jemi bashkë, partnerë për të zgjidhur çdo ngërç që krijohet edhe kur kemi mungesa në spitale”, tha znj.Koçiu.

Konferenca u zhvillua përmes 3 paneleve ku fokusi kryesor i të cilave ishte: Rëndësia e ndërtimit të besimit përmes komunikimit të qartë dhe sigurimit të vazhdueshëm të medikamenteve esenciale, për të krijuar një treg farmaceutik transparent, efikas dhe konkurrues që ju shërben më mirë pacientëve dhe industrisë. Gjithashtu dhe konsiderimi i kujdesit shëndetësor si një investim afatgjatë për të ardhmen e Shqipërisë.

Në panelin e parë, moderuar nga Znj. Gentiana Peposhi – CEO, Trimed Healthcare, u fol mbi sfidat dhe mundësitë e tregut farmaceutik.

Faleminderit edhe njëherë për ndarjen e eksperiencave Z. Gridi Bozdo – CEO i IMI Pharma Albania, Anëtar i Bordit të Unionit të Biznesit Farmaceutik ; Znj. Laurela Zani – Presidente e Këshillit Rajonal Tiranë, Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë ; Prof. Suela Dibra Këlliçi – Zv. Rektore e Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, Shefe e Departamentit të Farmacisë ; Znj. Ornela Ademi – Menaxhere për Provat Klinike në EMA ; Znj. Mirela Rexhepi – Drejtoreshë e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT

Në panelin e dytë, nën moderimin e Znj. Rovena Dhroso – Drejtuese e Market Access në Hoffmann-La Roche, u diskutua mbi temën: “Nga shpenzimet në investime – Transformimi i prioriteteve të kujdesit shëndetësor!”

Në organizimin e kësaj nisme, na u bashkua Shoqata Shqiptare e Përfaqësive Farmaceutike, duke forcuar përpjekjet për një zë më të fortë dhe më me ndikim.

Në këtë panel u fol ndër të tjera mbi trajtimet inovative ku Z. Kliti Hoti – President, Novartis Shqipëri, Kosovë & Maqedoni e Veriut; President i Shoqatës Shqiptare të Përfaqësive Farmaceutike theksoi se : “Këto investime përmirësojnë shëndetin dhe mirëqenien e gjithë shoqërisë shqiptare.” Ato jo vetëm që ulin kostot afatgjata, por ndihmojnë në ndërtimin e një force pune më të shëndetshme dhe më produktive, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Faleminderit edhe njëherë për ndarjen e eksperiencave Z. Viktor Pankovski – Drejtor Rajonal i IQVIA, Konsulent për Farmaceutikën dhe Kujdesin Shëndetësor ; Znj. Donjeta Zeqa – Presidente e Europa Donna Albania ; Z. Gazmend Bejtja – Oficer Përgjegjës, OBSH; Z. Neritan Mullaj – Drejtor Ekzekutiv, AmCham

Në panelin e tretë, nën moderimin e Z.Dorian Sadiku – President i Bordit të Menaxhimit në Delta Pharma dhe President i Unionit të Biznesit Farmaceutik u fol për “Transformimin Rregullator – Mundësimin e një Tregu që Lulëzon”.

Faleminderit edhe njëherë për ndarjen e eksperiencave Znj. Barjola Hodaj – Drejtoreshë e Drejtorisë së Politikave Farmaceutike dhe të Pajisjeve Mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ; Znj. Antoneta Njehrrena – Drejtoreshë e Departamentit Ligjor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ; Z. Spartak Zekja – Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ; Znj. Blerina Kaza – Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ; Z. Tihomir Strizrep – Konsulent, Ekspert në Politikat Shëndetësore.

Vlerësuam shumë vëmendjen dhe bashkëveprimin e të pranishmëve në sallë, kolegë të cilët sollën diskutime thelbësore për identifikimin e mënyrave të trajtimit të çështjeve që kërkojnë një qasje të qëndrueshme dhe monitorim të vazhdueshëm.

Më datë 5 Dhjetor 2023, organizuam konferencën e parë të UBF: “PharmaHorizon” me temën “Avancimi i kujdesit shëndetësor përmes shpërndarjes së barnave, aksesit të pacientëve dhe tendecat e të ardhmes.”

Konferenca u hap nga kryetari i shoqatës UBF, z. Dorian Sadiku, ku në fjalën e tij ai theksoi se ky angazhim është përpjekja jonë e parë për të krijuar kushtet për një bashkërendim të strukturuar midis të gjithë aktorëve relevantë për sistemin e kujdesit shëndetësor.

Ai evidentoi rolin e rëndësishëm të kompanive të industrisë farmaceutike dhe theksoi se përpjekja për një treg funksional është në të mirën e jetës së qytetarëve tanë. UBF është partnere e besueshme dhe e gatshme të japë kontributin e saj në të mirën e shëndetit publik bashkë me të gjithë aktorët e tjerë.

Konferencën e përshëndetën, ndër të tjerë, edhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, znj. Delina Ibrahimaj, kryetari i Shoqatës Europiane të Distributorëve Farmaceutikë (GIRP), z. Bernd Grabner, Drejtori i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe Industrisë, z. Grant Van Cleeve American Chamber of Commerce in Albania, z. Ismail Shurdhaj, Kryetar i Shoqatës së Distributorëve të Produkteve Farmaceutike dhe Medicinale të Kosovës, dhe z.Kadri Bytyqi, Kryetar i Odës së Farmacistit Kosovë.

Konferenca u zhvillua permes 3 paneleve ku fokusi kryesor i të cilave ishte ajo e sfidave aktuale të sistemit shëndetësor në vendin tonë, i parë nga këndvështrimi i industrisë farmaceutike, dhe mbi të gjitha drejt një çështje të veçantë si ajo e aksesit të pacientëve për barna. Kjo ditë gjithashtu shënon një moment të rëndësishëm për të sjellë në vëmendjen e të gjithëve, rëndësinë e modernizimit dhe trendet digjitale të së ardhmes në këtë sektor.

Në panelin e parë, moderuar nga znj. Gentiana Peposhi – CEO, Trimed Healthcare, u fol mbi sfidat aktuale të tregut farmaceutik.

Faleminderit edhe njëherë për ndarjen e eksperiencave znj. Mirela Rexhepi – Drejtor, Shërbimi Farmaceutik pranë QSUT; znj. Blerina Kazaj – Drejtor, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, z. Olsi Akshia – Përgjegjës pranë drejtorisë juridike MSHMS, znj. Diana Toma – Presidente, Urdhri i Farmacistit Shqipëri.

Në panelin e dytë, moderuar nga znj. Alma Demiraj – Përfaqësuese e Medias, u prek çështja e aksesit të barnave të reja nga ana e pacientëve.

Në këtë panel u fol ndër të tjera mbi perceptimin që sot pacienti ynë ka për industrinë farmaceutike dhe agjencitë shtetërore me të cilat ne bashkëpunojmë.

Faleminderit edhe njëherë për ndarjen e eksperiencave z. Kliti Hoti – President, Novartis Shqipëri, Kosovë & Maqedoni e Veriut, President i Shoqatës së Përfaqësive Farmaceutike; z. Ledjan Malaj – Shef i Departamentit të Farmacisë, Fakulteti i Mjekësisë; znj. Suena Kranjani – Përfaqësuese, Shoqata e Pacientëve “Jeto Përsëri”; znj. Suela Këllici – Zv. Rektore për Kërkimin Shkencor, Universiteti Mjekësor, Shqipëri; znj. Albana Fico – Drejtoreshë, Qendra Spitalore-Universitare “Nënë Tereza”.

Në panelin e tretë, nën moderimin e z.Szymon Komorowski – Drejtor Strategjik Delta Pharma, u fol për trendet globale dhe rëndësia që ka inovacioni në përmirësimin e shërbimit.

Shfrytëzimi i një strategjie ‘win-win’ si provat klinike, për të afruar barna inovatore tek pacientet tanë, ishte një nga çështjet më të diskutuara gjatë konferencës.

Faleminderit edhe njëherë për ndarjen e eksperiencave z.Michal Pilkiewicz – Menaxher i Përgjithshëm për Ukrainën, Adriatikun, Vendet Baltike, IQvia; Znj.Ornela Ademi – Menaxhere e Provave Klinike, EMA; z. Gazmend Bejtja – Oficeri Përgjegjës, OBSh; znj. Egla Ballta – Principal Banker, BERZH

Vlerësuam shumë interaktivitetin nga ana e të pranishme në sallë për parashtrimin e disa çështjeve multidimensionale, zgjidhja e së cilave kërkon një ndjekje në vazhdimësi.

Takimi i 64-rt Vjetor i GIRP
(European Healthcare Distribution Association)

Më 23 Maj, u përmbyll Takimi i 64rt Vjetor i GIRP i mbajtur për dy ditë radhazi në qytetin e Bukureshtit.

Unioni i Biznesit Farmaceutik, tashmë si Anëtar i Asociuar në GIRP, u përfaqësua nga z. Dorjan Sadiku në rolin e Presidentit të Shoqatës.

Gjatë këtij takimi, me ekspertë ndërkombëtarë nga fusha e shëndetësisë u diskutuan proceset inovative për një qasje më të përqendruar ndaj pacientit dhe u dhanë zgjidhje të zinxhirit të furnizimit në këtë mjedis gjithmonë në ndryshim, përtej sfidave të Covid-19 .

Konferenca prezantoi një program të pasur me gjetje dhe zhvillime mbi mirëqenien, përditësime mbi inovacionin e qëndrueshmërinë, duke dhënë një panoramë të përgjithshme se si shpërndarësit dhe të gjithë aktorët e zinxhirit të furnizimit mund të ofrojnë së bashku, zgjidhjet më të mira në këtë epokë të re të kujdesit shëndetësor.

UBF si përfaqësuese e më shumë se 70% të sipërmarrjeve të industrisë së shpërndarjes me shumicë të barnave në Shqipëri, do të vijojë të nxisë vazhdimisht përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të kujdesit shëndetësor.

KLIKONI KËTU PËR TË AKSESUAR PREZANTIMET E GIRP :