Rreth UBF

Rreth UBF:
Unioni i Biznesit Farmaceutik (UBF) është një shoqatë joqeveritare, jofitimprurëse, joekonomike, që organizohet mbi baza vullnetare, regjistruar me vendim nr. 3295, dt 07.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Tiranë.
UBF përfaqëson më shumë se 70% të sipërmarrjeve të industrisë së shpërndarjes me shumicë të barnave në Shqipëri.
Misioni:
- Rritja e ndërgjegjësimit për rolin e rëndësishëm të fushës së shpërndarjes me shumicë të barnave.
- Përfaqësimi i industrisë në institucionet publike vendimmarrëse dhe të jemi një partner i besueshëm për aktorët e tjerë të shëndetësisë.
- Promovimi i një kuadri fleksibël ligjor që u mundëson anëtarëve të veprojnë në të mirën e shëndetitdhe mirëqenies së qytetarëve.
- Të shërbejë si platformë e rëndësishme netëorku e anëtarëve me të gjithë aktorët e sektorit brenda dhe jashtë vendit.
Vizioni:
Shoqata angazhohet për një shoqëri të shëndetshme nëpërmjet farmakologjisë dhe mbështet një sistem shëndetësor inovator dhe të qëndrueshëm duke siguruar akses për produkte farmaceutike dhe shërbime për të gjithë qytetarët.

Angazhimi:
UBF shërben si një zë i përbashkët i të gjithë sektorit të distribucionit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. UBF ofron:
- informacione dhe të dhëna të përditësuara mbi trendet aktuale dhe të ardhshme që lidhen me shëndetësinë në përgjithësi dhe sektorin e distribucionit në vecanti.
- shkëmbim përvojë midis anëtarëve.
- një platformë unike për zgjerimin e lidhjeve në sektor dhe mundësi të reja për sipërmarrje.
- përfaqësim në forume kombëtare, Europiane dhe ndërkombëtare ku mund të dëgjohet zëri i distributorëve farmaceutikë.
- përfaqësim para autoriteteve zyrtare dhe mundësi për të influencuar të ardhmen e shëndetësisë në vendin tonë, me pacientin në qendër të vëmendjes.